UEFA njofton se ka hapur procedurat për ndeshjen Rumani – Kosovë

UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të dyja Federatat janë duke u hetuar.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here