Talenti i madh i SV Sandhausen: Ende nuk jam ftuar, por ëndërroj të luaj për Kosovën

Është njëri ndër talentet më të mëdhenj të skuadra gjermane SV Sandhausen bëhet fjalë për lojtarin Adrian Durmishaj.

Lojtari i cili është vetëm 16 vjeçar llogaritët si futbollist me të ardhme të ndritur.

Futbollisti i lindur në Gjermani më parë për ATV, kishte deklaruar se ëndërron që një ditë të vesh fanellën e kombëtares së Kosovës, por ftesa nga grupmposhat e reja nuk ka ardhur ende për Adrianin, shkruan Albanian News

Kujtojmë që këtë edicion për SV Sandhausen U17, ai i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe ka qenë lojtari më i vlerësuar nga trajnerët e skuadrës gjermane.

Së fundmi Durmishaj ka nënshkruar kontratë edhe me kompaninë ‘ASK Sportmanagment’ e cila do ta këtë në menaxhim lojtarin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights