Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit në Ligën e Kombeve. A do të arrijë Kosova të futet në ligën B

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës play-off në Ligën e Kombeve ku pritet të ketë duele interesante.Në ligën A, Franca do të tentojë të përmbys humbjen 2-0 ndaj Kroacisë në Split, Italia do të tentojë po ashtu ndaj Gjermanisë si dhe ndeshjet tjera si Portugali-Danimarkë dhe Spanjë-Holandë, të cilat zhvillohen në orën 20:45.

Vëmendja e shikuesve tanë padyshim do të jetë te ndeshja e play-offit për të hyrë në ligën B, ku “Dardanët” do të synojnë të mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë në “Fadil Vokrri”, ku fituan me rezultat 2-1.Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë ato Gjeorgji-Armeni në orën 15:00, Hungari-Turqi, Skoci-Greqi, Serbi-Austri, Slloveni-Sllovaki që zhvillohen në orën 18:00 dhe Belgjikë-Ukrainë, Irlandë-Bullgari që zhvillohen në orën 20:45.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here