Shqipëria e fitoi medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike.
Kjo u arrit pasi Islam Dudaev, triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.
Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, e mposhti në finale rusin që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultat 13-12, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Kështu u arrit medalja e dyte historike në Lojërat Olimpike e Shqipërisë, sërish në mundje, pas asaj që e fitoi Chermen Valiev, mbrëmjen e djeshme.
Këtë herë Shqipëria i mbyll Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
“Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shtoi ai në statusin e tij në Facebook, përcjell Klankosova.tv.