Nipi i Luan Krasniqit i pandalshëm, fiton me nokaut dhe mbron titullin kampion

Ardian Krasniqi vazhdon me fitore në boksin profesionist. Në Nuremberg të Gjermanisë, Krasniqi fitoi ndaj Andreas Masold.

Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Krasniqi me këtë fitore e mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights