“Në Prekaz te Baca Adem” – Kështu festojnë vajzat e Kosovës U18 kualifikimin në Botëror

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova sot e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) kjo arritje është vlerësuar si sukses historik.

FHK-ja ka publikuar një video nga festa e vajzave të Kosovës, pas kësaj arritje të madhe.

“Për Kosovën, për ata që na sollën lirinë dhe na mundësojnë momente si ky… Kinë na prit…”, shkroi faqja zyrtare, derisa vajzat dëgjohen duke i kënduar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here