“N’a shurdhuat”/ Momenti kur e moshuara gjermane ia ndërprenë tupanxhiut turk muzikën

Gjermania është nikoqire e “Euro 2024” këtë vit dhe rrugët e shtetit gjerman janë vërshuar nga tifozët e gjithë Europës.

Dhjetëra mijëra tifozë kanë bërë qindra kilometra për të përkrahur kombëtaret e tyre në këtë turne përplot emocione, raporton Indeksonline.

Dhe, teksa çdo ditë po zhvillohen ndeshje, tifozët po “pushtojnë” rrugët me marshe, veshje e motive kombëtare të tyre.

Një gjë e tillë duket se ka nisur t’i lodhë gjermanët e moshuar.

Teksa një turk po i binte tupanit dhe po këndonte këngë turke, një e moshuar gjermane shkoi ta ndalonte atë.

Ndonëse për shkak të zhurmës nuk mund të kuptohet se çfarë i tha saktësisht, gjuha e saj e trupit tregon se mes të tjerash i tha edhe: “N’a shurdhuat”.

Më poshtë mund të shihni momentin epik:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here