Meçin në ditën e pavarësisë, boksieri shqiptari rrëzon serbin që në rundin e dytë

Në Feti Borova, dje u zhvillua “OTR Fight Club”, një event i cili mbledh boksierët më të spikatur shqiptarë.

Ndeshja e parë ishte ajo mes Arjon Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz. Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.

Ndeshja e radhës ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani. Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij. Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e merituar.

Sfida e radhës ishte ajo mes Amarildo Vrajës dhe boksierit slloven Aljaz Venkos. Mes kësaj dysheje rezultoi një sfidë mjaft e forte dhe e luftuar ndërsa pas gjashtë raundesh, gjyqtarët vendosën në favor të boksierit shqiptar Vraja.

Një tjetër ndeshje ishte ajo mes serbit Dejan Bubic dhe Luis Gjolenës. Boksieri shqiptar e nisi me shumë vrull dhe ia doli ta mbyllte ndeshjen në raundin e dytë falë një K.O me serbin që ra dhe nuk mundi të ngrihej sërish.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here