Kombëtarja e Kosovës ka barazuar ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘Euro2020’.
Bullgaria ka kaluar në epërsi me anë të Bozhikov në minutën e 39’të të duelit, për të vendosur rezultatin 0-1 në pjesën e parë – shkruan GazetaBlic.
Kosova reagoi në pjesën e dytë me anë të sulmuesit Arbër Zenelit, i cili shënoi super gol në minutën e 62’të të duelit.
Kombëtarja e Kosovës nuk u mposht përsëri në këtë duel – por meritoi më shumë, pasi kishim afër 5 raste të mira shënimi.
Zeneli, Rashica dhe Celina kishin disa raste shënimi, por në fund rezultati final i takimit ishte 1-1.
Kosova tani ka një pikë në një ndeshje, kurse Bullgaria numëron dy pikë – pas dy barazimeve.