Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, foli për ofertën që ka pasur nga një klub amerikan për Lumbardh Dellovën.
Ai tha se shifrat që janë përmendur se janë ofruar 1 milionë euro për Dellovën, nuk janë të vërteta.
“Dellova është më i miri në Kosovë dhe është shpallë lojtari më i mirë i vitit, është lojtar i shkëlqyeshëm. Është e vërtetë se ka pasur një ofertë për Dellovën prej New York City-t, por nuk është e vërtetë ato shifrat prej 800 mijë, 1 milion, se me kanë 800 mijë, 1 milionë, ne e marrim Dellovën bashkë, shkojmë atje dhe e përcjellim me tupana”, tha Kabashi.
Ai tha se Liga e Kosovës ende nuk është në atë nivel që me shitë lojtarë 1 milion euro. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë: