Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e marsit

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me ekipin U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet ekipit A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore janë sfidat e para të Përfaqësueses së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

Emrat e rinj të ftuar nga Foda janë Drilon Hazrollaj dhe Ilir Avdyli, ndërsa vërehet edhe rikthimi i Edon Zhegrovës.

Në listë janë edhe senatorët si Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Valon Berisha, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Nga Superliga e Kosovës, përveç Hazrollajt dhe Avdylit, në listë janë edhe Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqi, duke çuar në pesë numrin e të ftuarve.

Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Lista rezervë:Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkëlqim Vladi, Muhamet Hyseni. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here