Kërkoni produkte në foleja.com
Duka për Express: Po e bëjmë me Serbinë sepse Kosova nuk i plotëson kriteret për t’i pritur finalet e Evropianit
Futboll
Gazeta Express09/05/2024 14:41
Federata shqiptare e futbollit (FSHF) sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21
Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bërë bujë të madhe në opinion, se pse kjo nuk ka ndodhur me Serbinë e jo me Kosovën, respektivisht me Federatën e futbollit të Kosovës.
Kjo pyetje, iu ka bërë sot nga Gazeta Express edhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se Kosova ka qenë opsion por nuk i ka plotësuar kushtet për ta pritur një ngjarje si kjo.
‘’ Po patjetër që opsioni i parë ka qenë Kosova. Duke qenë se Kosova nuk plotëson kriteret dhe ne gjithashtu nuk i plotësojmë për ta organizuar vetëm. Atëherë ne pamë aplikuesit që ishin: Shqipëria, Serbia,Turqia dhe Belgjika.
Dy të tjerët nuk kishin interes me u bashku me ne. Atëherë i vetmi mbetej Serbia. Ne kemi interesa sepse organizojmë një event madhor në Shqipëri dhe ekipi ynë kualifikohet automatikisht në ‘’Euro27’’, ka thënë Duka për Gazetën Express.