Dëmtuan ulëset në një fushë sporti në Lipjan, Policia e arreston njërin prej të dyshuarve

Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti dëmtoi ulëset në një fushë futbolli në komunën e Lipjanit, shkruan Periskopi.

Siç njofton Policia nê raportin 24 orësh, ky veprim u krye bashkë me disa persona të mitur, derisa thotë se i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe u dërgua në mbajtje.

“Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 05.04.2024 – 19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights