“Dallga kuqezi” në Gjermani frikëson serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë

Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Gjermani po shikohet si “halë në sy” në Serb, më së shumti në mediat vendase ku prej vitesh çdo gjë që ka lidhej me Shqipërinë kujton të famshmen “Provokacija”.

Serbia dhe Anglia do të luajnë në xhiron e parë të Grupit C në Europian, të dielën në orën 21:00.

Por ndërkohë, mediat serbe i ka kapur frika nga prania e 50 mijë shqiptarëve në Dortmund, ndaj mendojnë se ata mund të zhvendosen një ditë më pas në Gelsenkirshen, që nuk është shumë larg, për të shkaktuar kaos me tifozët serbë.

Korrespondentët e “Blic.rs” nga Gjermania shkruajnë: “Sipas njohurive tona, ajo ditë do të jetë shumë “e nxehtë”, sepse në Dortmund janë 50 mijë tifozë shqiptarë. Shumë prej tyre do të vijnë në Gelsenkirshen aty pranë, ku po luan Serbia, për të krijuar kaos. Në ditën e ndeshjes sonë me Anglinë, kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për tifozët tanë për të treguar se askush nuk mund t’i provokojë ata, veçanërisht nëse e dimë që po vijnë edhe huliganët anglezë. Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në Dortmund sepse kombëtarja e tyre po luan atje një ditë më parë me Italinë dhe kur të jenë tashmë atje, një ditë më vonë do të shkojnë në një qytet aty pranë për të provokuar serbët”.

Por, nëse serbët druhen nga prania e madhe e shqiptarëve, mediat kroate e shikojnë me një sy tjetër këtë realitet. Ja si e vlerëson “index.hr”: “Një numër kaq i madh i shqiptarëve nuk është për t’u habitur.

Kjo është vetëm kompeticioni i dytë i madh në histori, në të cilin kombëtarja e tyre është kualifikuar.

Ndaj ka eufori në vend dhe të gjithë duan ta shikojnë kombëtaren live në Euro. Përveç kësaj, ka një diasporë të madhe shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here