1.8 C
Pristina
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Serena Sula shokon Laert Vasilin: “Jam shtatzënë me ty, Laert”, i zbulon ekon e fëmijës live në emision – Ja si reagojnë këngëtarët!

Në emisionin special të Vitit të Ri të Kojshia Show, studioja u përfshi nga emocione, humor dhe surpriza.

Të ftuar ishin aktori i njohur shqiptar Laert Vasili dhe valltarja Serena Sula, të cilët u bënë protagonistë të një momenti të papritur që ndezi sallën.

Gjatë bisedës, moderatori Sadri Imeri i pyeti nëse kishin ardhur bashkë rrugës për në Prishtinë. Laerti u përgjigj se jo, ndërsa Serena reagoi e habitur dhe këmbënguli se kishin udhëtuar së bashku, madje duke shtuar se kishin qëndruar edhe në hotel.

Debati i lehtë mes tyre u shoqërua me batuta dhe të qeshura nga publiku.

Kulmi i momentit erdhi kur Serena, duke iu drejtuar kamerës, deklaroi se ishte shtatzënë dhe nxori përpara publikut një letër që pretendonte të ishte eko, duke i kërkuar sallës “një duartrokitje për babain e bebit”.

Reagimet në studio ishin të menjëhershme, këngëtarët dhe të pranishmit mbetën të befasuar, ndërsa moderatori i uroi me humor.

Megjithatë, mënyra si u zhvillua situata, toni lozonjar i bisedës dhe atmosfera festive e emisionit e lanë të hapur interpretimin: a ishte një deklaratë reale apo thjesht një shaka e Vitit të Ri?

Për më shumë, shikoni këtë moment nga minuta 2 orë e 46 minuta:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME