Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë

Rita Ora tregoi fizikun e saj në top formë ndërsa ndau me fansat një pjesë të këngës së saj më të fundit të mërkurën.

Këngëtarja 33 vjeçare u shfaq duke vallëzuar në një studio bosh ndërsa i dha fansave një paraqitje të këngës së saj të re “Ask And You Shall Receive”, shkruan DailyMail.


Rita, e cila vitin e kaluar lansoi albumin e saj më të fundit “You & I”, vuri në pah abdomenin e saj të tonifikuar në një bluzë sportive

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” veshi gjithashtu një palë pantallona sportive të bardha dhe një palë atlete të kuqe.
Duke e lënë flokët e saj të gjatë të bien lirshëm mbi supe, Rita plotësoi dukjen e saj me një kapelë blu dhe syze dielli me kornizë të verdhë.

Ndërsa mbante një shkop bejsbolli, këngëtarja tregoi një shfaqje të animuar ndërsa imitoi tekstin e këngës së ardhshme. Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi: “Gjendja: Kur lëshon një këngë të re që do të dëgjohet përsëritur gjithë verën”.

Jashtë karrierës së saj si këngëtare, Rita vazhdon të shijojë suksesin e markës së saj të re të flokëve “Typebea”, të cilën e lansoi në Sydney muajin e kaluar me eksperten e flokëve australiane, Anna Lahey. “Typebea” prodhon shampo dhe krema standarde, por gjithashtu edhe ‘peptidë nxitëse natën’ dhe ‘trajtim me hydra-gloss’.
Rita njoftoi aventurën e saj të re në prill dhe zbuloi se themelimi i kësaj marke ka qenë prej tri vitesh në zhvillim.

Ajo shkroi në Instagram atë kohë: “Jam shumë e emocionuar që në fund të fundit ju njoftoj një pasion të madh timin, ‘Typebea’, kujdesin e lartë të performancës për të gjitha llojet e flokëve që kam krijuar me Anna Lahey. ‘Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është shumë personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim’.

“Gjatë karrierës sime, kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. Flokët e mi janë zbardhur, kam pasur ekstensione, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshëm se kurrë. Nuk mund të pres që ta ndaj këtë me ju”, tha Rita.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here