Performanca e Jennifer Lopez në një koncert në Almaty të Kazakistanit, ku ajo ishte e shoqëruar nga një karkalec që iu ngjit në trup, është bërë virale në rrjetet sociale. Momenti kur insekti u ngjit fillimisht në fustanin dhe më pas në qafën e JLo, është regjistruar nga pjesëmarrësit në koncert, të cilët komentuan se ajo e përballoi incidentin me qetësi.
Në video, insekti mund të shihet fillimisht duke u ngjitur në fustanin e këngëtares 56-vjeçare përpara se të fillojë t’i zvarritet në qafë. Megjithatë, JLo e përballoi incidentin me qetësi, duke e larguar karkalecin dhe duke buzëqeshur teksa i thoshte audiencës: “Më guduliste”.
Komentet mbi reagimin e Lopez ishin tepër vlerësuese, me fansat që theksuan profesionalizmin e saj. “Ajo as nuk u dridh. Kështu duket një profesioniste”, “Ajo e përballoi kaq mirë. Do të kisha rënë në kolaps”, shkruan komentuesit, me njërin që shtoi me ironi: “Çfarë insekti me fat”.
Performanca e Jennifer Lopez në Almaty i kishte të gjitha brenda: emocionet e forta, fansat e zjarrtë dhe një karkalec që dukej më i apasionuari pas artistes, aq sa e “përqafoi” në një çast./Korrespodenti