Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt dikur një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media.
Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe.
Sipas “Prapaskena”, divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.
Megjithatë, sipas së njëjtës media, thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.
Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.
Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.