Prej kohësh përflitet një ndarje në mes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Shikoni çfarë duhet të bëni për të pasur vena të shëndetshme!
EASYFLOW
Kjo u aludua vazhdimisht në mediat shqiptare e faqet rozë, por nuk kishte konfirmuar asgjë deri më tani.
Kësaj radhe ka qenë komediani e këngëtari i cili konfirmoi një gjë të tillë në programin më të ri, ‘Ferma VIP’.
Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare.
“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë që nuk i ka pritur. Edhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, u shpreh ai.
I njëjti theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.
Besi dhe Xhensila vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: Ajkën dhe Amen. /Telegrafi/