Ilir Shaqiri u lind më 6 Dhjetor 1959, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”, shkruan K-live.info.
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali” , shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 – 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018. Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese Toena në Tiranë, 2019.
Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997. Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990. Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special award folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda Dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga Arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018. “Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018./k-live.info