Lamtumira e një aktori, Nicolas Cage njoftoi fundin e karrierës së tij

Karriera kinematografike e veteranit të Hollivudit, Nicolas Cage po i vjen fundi.

Përpara publikimit të filmit të tij të fundit, Dream Scenario, aktori, i cili mbush 60 vjeç në janar, i tha Vanity Fair se nuk e sheh veten në botën e filmit për shumë kohë.

“Unë kam ndoshta tre ose katër filma të tjerë në proces,” tha Cage.

Aktori shtoi se ai “tha atë që kishte për të thënë me kinematografinë dhe se ai dëshiron të thotë lamtumirë me stil”, tha Cage.

“Kam studiuar sa kohë më kishte mbetur. Mendova, “Mirë, babai im vdiq në moshën 75 vjeç, unë do të jem 60 vjeç së shpejti. Nëse jam me fat, kam ndoshta edhe 15 vjet të mira dhe shpresoj më shumë. Dua të bëj me ato 15 vite, duke përdorur të atin si model?”, theksoi ai.

Aktori, i cili vitin e kaluar kishte një vajzë August (1) me gruan e tij Riko Shibata, ndërsa ka dy djem nga lidhjet e mëparshme, Weston (32) dhe Kal-El (18), tha se ai “dëshiron të kalojë kohë me familjen”.

Teksa zgjedh projektet e tij të fundit, Cage, i cili ka grumbulluar mbi njëqind role filmike, tha se dëshiron të jetë “më rigoroz dhe më kërkues në procesin e kastit”.

Ai shprehu interes edhe për “kalimin” në serialet televizive.

“Ndoshta është koha për të reflektuar mbi atë përvojë. Më duhet të kërkoj hapin tjetër dhe nuk e kam gjetur ende,” tha ai.

Aktori përmendi gjithashtu fundin e karrierës së tij filmike teksa foli për Entertainment Tonight muajin e kaluar.

Kur u pyet për planet e tij për ditëlindjen e tij të ardhshme, Cage tha se ai “po merr parasysh atë që është me të vërtetë e rëndësishme”, e cila përfshin leximin “një libër në javë”, kalimin e kohës me vajzën e tij – dhe “ndoshta nuk (bëjë) aq shumë filma”. /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here