Jennifer Lopez është kritikuar ashpër nga fansat për performancën e saj në American Music Awards, ku ajo puthi valltarë meshkuj dhe femra, në skenë.
Koreografia e saj hapi eventin në Las Vegas dhe Jenniferi këndoi një sërë hitesh.
Së pari ajo ndau një puthje me një valltar mashkull, përpara se një femër t’i kapte kokën për një tjetër puthje.
Puthjet e papritura e bënë JLo-në të kritikohej ashpër nga fansat, të cilët mbetën shumë të hutuar nga sjellja e saj.