hpat Kasapi ka zgjedhur fjalë të forta për ndjekësit në një postim të fundit në Instagram Story.
Krahas një fotoje nga një vakt ushqimi, vëmendje mori shkrimi në postimin e tij:
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabooo me gruan… se s’të fal, të len!” – duke e shoqëruar këtë mesazh me një emoji zemre të thyer.
Ky postim ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjet, veçanërisht pasi vjen pak kohë pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvie Jao, me të cilën ndan një djalë.
Ende nuk dihet nëse mesazhi ishte një reflektim personal apo thjesht një këshillë për ndjekësit, por ajo që është e sigurt – Shpati po flet më shumë për ndjenjat dhe gabimet, tani më shumë se kurrë.