Në emisionin “Kojshia Show”, të ftuar kësaj radhe ishin gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Fatime Koka, dhe Maliq Ismajli.
Pjesë e emisionit ishte edhe një i burgosur nga burgu i Idrizovës, me të cilin gazetarja Koka kishte realizuar më parë një intervistë në ambientet e burgut. Situata u tensionua kur i burgosuri, i cili nuk pranoi të identifikohej, u përfshi në një debat të ashpër me gazetaren.
Gjendja eskaloi deri në përplasje fizike, me ç’rast gazetarja Koka i hodhi gotën me ujë në fytyrë. Pas këtij momenti, moderatori e ndërpreu emisionin.
Ndiqni videon e plotë më poshtë për të parë se çfarë ka ndodhur.
