Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur festimet për 30-vjetorin e saj plot 10 ditë para datës së lindjes, më 22 gusht.
Këngëtarja, e lindur më 22 gusht 1995 në Londër, ka zgjedhur të festojë paraprakisht në ishullin që e quan të preferuarin e saj. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë momente të lumtura pranë miqve të ngushtë, duke treguar edhe fustanin elegant të krijuar posaçërisht për të nga stilisti Simon.
“Festa e hershme e ditëlindjes në ishullin tim të preferuar, me njerëzit e mi të preferuar, duke veshur fustanin më të bukur që Simon e bëri për mua… Nuk mund të pres për 30!!!”, ka shkruar ajo me entuziazëm.
Fansat nga e gjithë bota e kanë uruar për këtë moment të veçantë, duke e mbushur rrjetin me komente dhe mesazhe urimi.