Këngëtarja Donna Dafi po vazhdon të shënojë suksese të mëdha në skenën ndërkombëtare. Artistja në fjalë ka hyrë në vitin e dytë si imazh i brendit prestigjioz të modës dhe parfumeve, ESCADA.
Donna Dafi, në kuadër të kësaj marke, është imazh i linjës së parfumeve të ESCADA. Tashmë, promocioni i këtij parfumi realizohet vetem me imazhin e saj.
Ajo paraqitet në qendrat tregtare, në revista dhe gazeta të kësaj marke, si dhe në reklamat online në mbarë globin.
Prania e saj në këtë brend ndërkombëtar përfaqëson një arritje të madhe, pasi ESCADA është një markë me shtrirje në të gjithë botën, e pranishme në tregjet më të mëdha të modës dhe bukurisë.


