Shkencëtarët evropianë arritjnë rezultate të reja, një hap më afër ëndrrës së energjisë së pastër pa kufi

Fusioni bërthamor ka prodhuar energjinë më të madhe ndonjëherë në një eksperiment në laboratorin JET me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e sjellë botën një hap më afër ëndrrës së energjisë së pastër pa kufi. Shkrirja bërthamore është procesi që lëshon energji nga yjet. Shkencëtarët besojnë se mund të prodhojnë sasi të mëdha energjie pa ndotur atmosferën.

Shkencëtarët evropianë që punojnë në laborator thanë se kishin arritur rezultate të reja të rëndësishme. Rezultati u arrit në eksperimentin më të fundit në laborator pas më shumë se 40 vitesh kërkimesh për shkrirjen. Shkrirja bërthamore është një proces që siguron energji nga Dielli. Në atë proces, çifte grimcash të vogla atomesh nxehen dhe kombinohen për të bërë një grimcë më të rëndë që lëshon energji të dobishme.

Nëse rritet me sukses në një shkallë komerciale, një sasi e pafundme energjie e pastër mund të prodhohet pa emetim karboni. Dhe më e rëndësishmja, ndryshe nga era dhe dielli, nuk do të jetë në mëshirën e motit.

Megjithatë, Dr Anika Khan nga Universiteti i Mançesterit thotë se nuk është aq e thjeshtë. “Që të ndodhë shkrirja e atomeve në Tokë, ne kemi nevojë për temperatura 10 herë më të larta se Dielli rreth 100 milionë gradë Celsius, dhe gjithashtu kemi nevojë për një densitet mjaft të lartë atomesh për një kohë mjaft të gjatë,” shpjegoi ajo.

Testet prodhuan 69 megaxhaule energji në 5 sekonda. Kjo është energji e mjaftueshme për vetëm katër deri në pesë banja të nxehta që do të thotë, jo shumë, shkruan BBC. Bota është ende larg nga një termocentral me shkrirje bërthamore, por çdo eksperiment është një hap më afër.

“Ne kemi arritur rezultate që nuk kemi mundur t’i vërejmë më parë”

Profesor Stuart Mengels, udhëheqës i Komunitetit të Kërkimit të Hapësirës, ​​Plazmës dhe Klimës në Imperial College London, tha: “Rezultatet e reja të punës përfundimtare të JET janë shumë emocionuese. Këto rezultate vërtetojnë fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nuk do të ishte e mundur pa punën e qindra shkencëtarëve dhe inxhinierëve nga e gjithë Evropa.”

Joint European Torus, ose JET, u ndërtua në Coolam në Oksford në fund të viteve 1970 dhe deri në fund të vitit të kaluar kishte reaktorin më të avancuar eksperimental të shkrirjes.

Reaktori supozohej të ishte funksional vetëm për rreth 10 vjet, por sukseset e vazhdueshme çuan në një zgjatje të jetës së tij. Rezultatet e publikuara sot janë 3 herë më të larta se ato që u arritën në teste të ngjashme në 1997, shkruan Alsat.m.

Profesor Ambrogio Fasoli, udhëheqës i programit në EUROfusion, thotë: “Demostrimi ynë i suksesshëm na jep besim në energjinë tonë të shkrirjes. Përveç vendosjes së rekordeve të reja, arritëm të arrijmë rezultate që nuk mund t’i vëzhgonim më parë dhe thelluam të kuptuarit e fizikës së shkrirjes”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights