Sipas hulumtimit, që analizoi të dhëna nga mbi 33 mijë veteranë amerikanë, ata që morën 500 mg vitaminë B3 dy herë në ditë për më shumë se një muaj, patën një ulje prej 14% në rastet e reja të kancerit të lëkurës.
Ndërkohë, individët që filluan suplementin pas diagnozës së parë të kancerit të lëkurës, panë që rreziku i përsëritjes ra me 54%, veçanërisht ndaj karcinomës skuamoze, një nga format më të përhapura dhe agresive të këtij kanceri.
Studiuesit theksojnë se vitamina B3 ndihmon në riparimin e ADN-së së dëmtuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, dhe njëkohësisht ul shtypjen imunitare të shkaktuar nga dielli, duke përforcuar kështu mekanizmat mbrojtës të lëkurës.
Megjithatë, ekspertët kërkojnë kujdes dhe më shumë prova: duhen studime më të gjera dhe më të ndryshme për të konfirmuar efektin e saj në popullata më të mëdha.
E lirë, e sigurt dhe e lehtë për t’u gjetur në treg, vitamina B3 po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një alternativë parandaluese kundër dëmeve të diellit dhe kancerit të lëkurës.