Të gjithë jemi të ankthshëm, por si ta kuptoni nëse keni çrregullim ankthi

Shenja e parë që tregon se problemi është i thellë dhe kërkon ndihmë profesionale

Ankthi është pjesë e përditshmërisë moderne, një reagim natyror ndaj stresit dhe pasigurisë. Megjithatë, kur ndjesia e shqetësimit bëhet e përhershme dhe ndërhyn në jetën e përditshme, ajo mund të sinjalizojë një çrregullim ankthi që kërkon vëmendje dhe trajtim profesional.

Çfarë duhet të dimë për ankthin dhe shëndetin mendor
Shëndeti mendor nuk është diçka që e kemi ose jo – ai ndërtohet çdo ditë. Psikoterapeutët theksojnë se çelësi i qëndrueshmërisë qëndron në aftësinë për të pranuar ndryshimet, për të mësuar nga përvojat dhe për t’u rikthyer në ekuilibër pas çdo rënieje.

Stabiliteti psikologjik nënkupton aftësinë për t’u përshtatur me sfidat dhe ndryshimet e jetës. Kjo balancë dinamike nuk është e pandryshueshme, përjetojmë luhatje emocionale, por rëndësi ka sa shpejt arrijmë të rikthehemi në gjendje funksionale.

Kur ankthi bëhet problem serioz
Është normale të ndihesh i pasigurt, i shqetësuar ose i tronditur pas një ngjarjeje stresuese. Por nëse ankthi vazhdon për javë apo muaj, nëse ndikon në gjumin, përqendrimin, punën ose marrëdhëniet, atëherë mund të flasim për çrregullim ankthi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 1 në 8 persona në botë përjeton çrregullime ankthi, ndërsa pas pandemisë këto raste janë rritur me mbi 25%.

Në shumicën e rasteve, simptomat fillojnë si shqetësime të vogla emocionale, që nënvlerësohen ose shtypen, derisa shfaqen në formë trupore (somatike) – dhimbje stomaku, presion në gjoks, dridhje, lodhje kronike ose gulçim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME