Mjeku Michael Kane, zbuloi se së bashku me ushqimin e duhur, stërvitjen dhe lidhjet shoqërore, një zakon shumë i rëndësishëm luan gjithashtu një rol kyç në jetëgjatësinë.
“Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa e rëndësishme është të flesh mjaftueshëm. Gjumi cilësor i lejon trupit të rigjenerohet dhe rikuperohet,” tha Dr Kane për GB Neës.
Ai rekomandon shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë, një orar të qëndrueshëm të gjumit dhe një rutinë para gjumit. Ai shton se aktivitetet si leximi ose meditimi mund të përmirësojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.
Kërkimet shkencore e mbështesin këtë pretendim – një studim analizoi të dhënat nga 172,321 të rritur dhe zbuloi se burrat që flenë mjaftueshëm jetojnë mesatarisht 4.7 vjet më shumë, ndërsa gratë 2.4 vjet më shumë.
Përveç gjumit cilësor, mjeku rekomandon një dietë të pasur me ushqime të plota, me bazë bimore dhe reduktimin e marrjes së ushqimeve të përpunuara.
Përveç gjumit, Kane paralajmëron edhe për rreziqet e vetmisë dhe izolimit, shkruan Index.hr.
“Jetëgjatësia varet gjithashtu nga ndërtimi dhe mbajtja e lidhjeve të forta sociale,” thekson ai. Lidhjet e forta sociale zvogëlojnë rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore, që do të thotë se mbajtja e kontakteve me familjen, miqtë dhe pjesëmarrja në komunitet është thelbësore për shëndetin.
Për të përmirësuar jetën tonë shoqërore, Kane këshillon vullnetarizmin ose bashkimin me grupe që përputhen me interesat personale.