Dritëro Agolli: Shqiptarët nuk i rrëzojnë udhëheqësit e tyre kur janë thënë gjallë, për kur janë të vdekur

Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017

Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Dritëroi u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Në vazhdim ua sjellim disa thënie të zgjedhura nga Dritëro Agolli:

-Parlamenti shqiptar është ping-pong fjalësh, ku shpërblehen njëlloj edhe ata që fitojnë, edhe ata që humbasin.

-Shqiptarët nuk i rrëzojnë udhëheqësit e tyre kur janë të gjallë, por kur janë të vdekur, të kthyer në monumente.

-Deputetët e një krahu nuk gëzohen me arritjet e krahut tjetër por me dështimet.
-Korrupsioni e dëshpëron popullin dhe e gëzon njërin krah të parlamentit.
Parlamentin pse nuk e quajmë pallavrament?!

-Në Shqipëri ka pesë stinë: Pranvera, Vera, Vjeshta, Dimri dhe Politika. Ndërsa katër të parat qëndrojnë nga tre muaj secila, stina e Politikës nuk lëviz për 12 muaj,

-U grindën tre analistë të pavarur, pasi ishin të varur nga tri parti.

(Shkëputur nga libri i Dritëro Agollit ‘Nulla Dies Sine Linea’-Aforizma)

Përgatiti: A. S.– ObserverKult

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here