DEÇAN – Vepra më e re e autorit, publicistit dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, z. Ahmet Prençi, me titull “Në emër të gjakut”, do të promëvohet këtë të enjte, më 23 tetor, në qytetin e Deçanit.
Ky aktivitet i shënuar kulturor pritet të bashkojë një plejadë personalitetesh të shquara nga jeta politike, letrare dhe publicistike kombëtare.
Ngjarja do të zhvillohet në praninë e të ftuarve specialë, duke përfshirë:
Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Shkrimtarin, diplomatin, publicistin dhe ish-deputetin, z. Besnik Mustafaj.
Avogati dhe publicizti Alfred Duka.
Gazetarin, shkrimtarin dhe historianin, z. Jusuf Buxhovi.
Drejtuesen e Shtëpisë Botuese “Mediaprint” (Tiranë), znj. Elda Velaj.
Drejtorin e Shtëpisë Botuese “Buzuku” (Prishtinë), z. Abdullah Zeneli
Drejtuese e këtij programi letrar dhe artistik do të jetë znj. Alketa Gashi Fazliu.
Gjatë ceremonisë, figurat publike dhe autoritetet e pranishme do të ndajnë opinionet dhe vlerësimet e tyre mbi rëndësinë dhe thellësinë e veprës së re të z. Prençi. Libri pritet të vlerësohet si një kontribut i vyer në letërsinë shqipe dhe në trajtimin e temave me interes të lartë publik dhe historik.
Organizatorët shprehen se prania masive e dashamirësve të librit dhe e figurave të rëndësishme do ta bëjë këtë promëvim sa madhështor aq edhe domethënës për kulturën.
“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që, në qytetin e Deçanit, do të mblidhemi për t’i dhënë dritë librit më të ri ‘Në emër të gjakut’ të autorit Ahmet Prençi,” theksohet në thirrjen për këtë ngjarje.
Vepra “Në emër të gjakut” pritet të ngjallë një interes të madh tek lexuesi, falë thellësisë së tematikës dhe stilit të hollë e rrëfyes të autorit Ahmet Prençi. /Korrespodenti