Nga Halime Hasani
Me qenë grua në Ballkan është si me u mundu me e nxjerr gjilpërën prej deti…
Me qenë grua në Ballkan do me thanë ose me luftu e vetme me komplet një komunitet patriarkalësh të pa ndërgjegjshëm dhe injorantë ose me u bë servile e tyre…
Me qenë grua në Ballkan do me thanë mi ardh reni edhe më injorantit me të tregu ku me hi e ku me dal.
Me të ftu në mbledhje për mbrojtjen e të drejtave dhe lirinë e shprehjes edhe mos me të lanë me fol asnjë fjalë, se “burrat” flasin për kësi “punë të mëdha”.
Edhe ma keq me qenë grua në Ballkan është me fol secili injorant në emër tënd.
Me qenë grua në Ballkan hiç s’ka rëndësi a je kryetare shteti a kryetare parlamenti “ti grua je” e kush ja dëgjon fjalët grave.
Me qenë grua në Ballkan nuk të vlen dituria as diplomat as të arriturat, se me qenë grua e “zonja” në Ballkan është me dit me qit pite t’mira edhe mundësisht mos me tu ndëgju zani. M
e qenë grua në Ballkan është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore sesa si qenie njerëzore që plotëson gjysmën e njerëzimit.
E kështu të shohin edhe politikanët edhe “intelektualët” edhe “fetarët” edhe të gjithë.
Qysh është me qenë grua në Ballkan e din më së miri veç grat heroina Ballkanike që ju duhet me luftu me një milion paragjykime, fyerje, shkelje, ofendime, poshtërime të përditshme ballkanike../supergrate.net/