Mashtrimi madh dhe dialogu me paterica!

Shkruan: Atdhe Gjoci

Për të kuptuar të sotmen rreth dialogut me Serbinë dhe katrahurën politike duhet t’i kthehemi kronologjisë dy mijëvjeçare, në mënyrë që të arrijmë një konkluzion të përafërt me realitetin.

Si pikë referimi të mashtrimit të madh kemi rastin e kishave ortodokse dhe manastireve që ishin tonat dhe sot ata i përvetësuan. Dhe mbi bazën e këtij mashtrimi, jo vetëm që përfunduan si të tyret, por edhe më ekstraterritorialitet.

Që këtu janë rrënjët e mashtrimit të madh mbi monumentet e kultit ilir më vonë arbëror e sot njihen si serbe.

Sipas disa burimeve, në vitin 53 të shekullit të parë, përems rrugës Egnatia kaloi apostulli Pal, por ai nuk është i vetmi, këtij pari i ra edhe apostulli Matia. Ky i fundit ishte ai që e përhapi krishterimin në fiset Dardane, Maqedone, Thrake, etj. Të krishterët përndiqeshin nga paganët dhe shumë prej tyre janë martirizuar në këto qendra në mbrojtje të kristianizmit. Të dhënat e para flasin për martirizimin e vëllezërve bineq Shën Florit dhe Laurit në shekullin e dytë të cilët erdhën në Ulpianë për të ndërtuar një tempull pagan, pas përfundimit të tempullit, ata shkatërruan idhujt e tyre pagan dhe e kthyen tempullin në kishë. Pas ndalimit të Florit dhe Laurit si masë ndëshkimi, ata u torturuan dhe në fund u hodhën brenda një pusi në qytetin e Ulpianës. Edhe në kështjellën e Harilaqit është zbuluar një kompleks Sakral i përbërë nga dy martiriume kushtuar dy martirëve Florit dhe Laurit, kompleks ky ndër më të rrallët në Ballkan.

Konstandini i Madh i lindur ne Iliri, saktësisht në Nishin e sotëm, jo vetëm që e reformoi perandorinë romake, por e ndaloi persekutimin ndaj të krishterëve. Kjo ndodhte disa shekuj para nisjes së dyndjeve sllave në Iliri, konkretisht në fundin e shekullit VI dhe fillimin e shekullit VII. Në këtë periudhë kur erdhën fise tribu kroate të cilët u vendosen në pjesën e Dalmacisë së sotme, erdhën edhe bullgarët të cilët u vendosen në pjesën e Maqedonisë dhe të Bullgarisë së sotme. Më pas erdhën edhe fiset serbe ose rashjane. Të parët nga këto fise të ardhura që pranuan krishterimin ishin bullgarët. Në vitin 866 mbreti bullgar Boris u be i krishter i ritit bizantin, zyrtarisht në bazilikën arbërore të Galinaces në Ballshin e sotëm. Pastaj serbët pagan u bënë të krishterë. Në vitin 870 dhe 878, serbët patën peshkopin e tyre të parë. 8 shekuj pas nesh të konvertuar si të krishterë.

Që nga ky moment fillon ashpërsimi i gjendjes sidomos pas shekullit të XII kur nis periudha e Stefan Nemanjes, pastaj pason pushtimi i Ulçinit, Tivarit, Shkodrës, Drishtit, Vranjes, Lipjanit, Prizrenit dhe dy pollogët shkojnë deri në afërsi të Shkupit dhe Tetovës. I tëri ky burim serb i cili nxjerr edhe disa detaje thelbësore që sipas burime të tyre, ata silleshin si pushtues dhe të gjitha kështjellat i shkatërruan gjer në themel, kishat i pushtuan, i dëbuan priftërit vendas dhe vunë priftërinjtë sllav duke shpronësuar edhe pronarë tokash dhe duke bërë pronarë njerëzit e tij të oborrit.

Në shekullin e XIII, Sava Nemanjic pavarëson kishën ortodokse serbe dhe pastaj nis dhuna e paparë deri më atëherë e sidomos me emërimin e Stefan Dushanit në vitin 1349, i cili edhe e zyrtarizoi kodikun e njohur me emrin e tij.

Ne Kohen e Uroshit te parë, pikërisht në këtë kohë shpërthen konflikti fetare politik/etnik në mes katolikëve që ishin shqiptarë dhe ortodoksëve serbë.

Ne kodin e Stefan Dushanit, të gjithë katolikët duhet të ripagëzoheshin dhe të konvertoheshin në ortodoksë ose të shpërnguleshin e të masakroheshin (ripagezimi nënkupton edhe ndërrimin e emrit).

Edhe vet serbët e pranojnë se në fillim të shekullit të XIII i kthyen kishat katolike në monumente kulti ortodokse serbe.

Papa Klementi i 5-të i drejton një letër mbretit Millutin në fillimin e shekullit të XIV ku i kërkon të lirojë kishat katolike të zaptuara. Të njëjtën kërkesë ka adresuar edhe Papa Klementi i 6-të në 1346 për Stefan Dushanin, ku i parashtron faktin se objektet e kultit në Novoberdë, Janjevë e Prizren, janë uzurpuar dhe kërkonte lirimin e tyre.

Pero Slijepcovic thotë është e vërtetuar se nga numri i madh i kishave serbe, vetëm në një pjesë të vogël të tyre kanë qenë ndërtues të vërtetë ndonjë serb, i cili ka emrin e shkruar në atë kishë. Serbet nuk kanë patur kurrfarë tradite as në ndërtimtari, e as në pikturim.

Per deri sa ne ende nuk mundem të merrnim Paversinë nga Perandoria Osmane dhe Shqipëria u bë e pavarur vetëm në vitin 1912, akademinë e saj e krijoi në vitin 1973, një vonesë e konsiderueshme në raport me vendet fqinje të cilët në vitin 1873 i krijuan akademitë greke, serbe e malazeze. Ato botonin tekste që pushtuan Evropën edhe ato i botonin në gjuhë të huaj, kishin përgatitur edhe njerëz të aftë dhe Evropa neve na njohu nëpërmjet atyre që shkruanin autorët serbë, bullgarë, grekë e malazezë. Shkruanin siç donin sepse s’kishin me kë të përballeshin.

A do të thotë që edhe sot s’kan përballje të kalibrit të tyre? Si mund të kenë përballje kur dihet me çartë se kurrë, se akademia jonë është e kapur nga një grusht persona me libreza të kuqe, që mbi atdhe e kanë interesin partiak e klanor, e kapur nga dy krahët: nga mercenarët e LDK’së dhe nga dallkaukët e dalur nën stemën e UÇK’së.

Pothuajse i njëjti fat na përcolli edhe sot kur vjen në shprehje të bartën poste e pozita për dialog pa asnjë kriter. Po shkojmë atje si paterica me duar në xhepa, apo është si fitorja e Mustafës “me duar në xhepa do ta fitojë Prishtinën”.

Me njerëz me duar në xhepa pa “laps e letër” si mund të përballemi me një armik edhe pse i ardhur në shekullin e VII, sot ka avancuar sepse është mirë i koordinuar shteti, akademia dhe kisha ortodokse për interesin e vet kombëtar.

Me gjithë këto ngjarje dhe fakte të lartë cekura dhe prapë serbët sot viktimizohen para faktorit ndërkombëtar. Në pakon e Ahtisarit, aneksi i 4-të flet vetëm për kishat serbe dhe falë kësaj, atyre u janë krijuar zona me ekstaterritorialitet.

Skemat e shpërnguljes dhe asimilimit ndaj shqiptarëve vazhduan edhe në vitin 1913. Shume banorë janë detyruar të konvertohen nga trupat çetnike serbe, shumë të tjerë u shpërngulën, e shumë të tjerë u masakruan.

E njëjta histori vijoi edhe në vitin 1999 ku u masakruan e shpërngulën shqiptaret nga vendi tyre. Dhe, ne sot prapë s’kemi njerëz as vullnet të mirë për të prezantuar fakte që Evropa të dijë mirë se cili është realiteti mes Kosovës dhe Serbisë.

Sikur të kishte Borelli ndonjë aheng paterica, i mire do ishte, mbase ishte inkuadruar ne orkestër disi. Me njerëz pa dinjitet, jo te fushës dhe me delegues mbi baza klanore s’duhet të presim asnjë përfundim të mirë.

Populli e ka një shprehje brilante, kur pyet “kur u pish dasma? Atë dakik që u nis”. Me këta njerëz sikur nuk po na hiqet kjo thënie sa e urtë aq edhe e hidhur për realitetin tonë provincial.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights