Kapërcimi nga realiteti në “realitet”

Shkruan: Atdhe Gjoci

Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë idenë e “rendeve imagjinare” sepse ata supozojnë se realiteti ndahet në vetëm dy lloje: realiteti objektiv dhe realiteti subjektiv.

Në realitetin objektiv, gjërat ekzistojnë në mënyrë të pavarur nga besimet apo ndjenjat tona. Graviteti për shembull është një realitet objektiv. Ai ka ekzistuar edhe para Njutonit.

Realiteti subjektiv, në dallim prej tij, varet nga besimet dhe ndjenjat personale.

Shumë njerëz e marrin si të mirëqenë se realiteti ose është objektiv ose subjektiv dhe se nuk ka asnjë mundësi të tretë. Nëse shumë njerëz besojnë në Zot; nëse paraja e sjellë botën rrotull; dhe nëse nacionalizmi nxit luftëra dhe ndërton perandori – atëherë këto gjëra nuk janë thjesht një besim subjektiv i imi, por janë besim ndër ndërsubjektiv. Qeniet ndërsubjektive varen nga komunikimi mes shumë njerëzve më tepër se sa nga besimet dhe ndjenjat e tyre si individë humanë. Shumë nga faktorët kryesor në histori janë ndërsubjektiv.

Pastaj, për shembull nuk ka ndonjë vlerë objektive. Ti sot mund të hash një Hamburger për 3 euro, por jo edhe me 6 marka. Kështu që paraja vlen vetëm kur banka qendrore e shtetit dhe i gjithë komuniteti e njeh atë si monedhë për ndryshe është diçka e pa vlerë dhe jo objektive, ajo mund të preket fizikisht por prapë nuk ka asnjë vlerë as besim.

Kjo nuk ndodh vetëm me paranë, e njëjta gjë ndodh edhe me ligjet dhe kushtetutat.

Në një moment këto mund të jenë duke e formësuar botën dhe të nesërmen nuk ekzistojnë fare. Zeus dhe Hera një kohë ishin fuqi të rëndësishme në pellgun e Mesdheut, por sot atyre iu mungon autoriteti sepse askush nuk beson më tek ata.

Dikur bashkimi sovjetik mund të shkatërronte të gjithë njerëzimin, megjithatë ai pushoj së ekzistuari me një të rënë të lapsit, në orën 2 pasdreke të datës 8 dhjetor 1991. Në një shtëpi pushimi pran Viskulit, udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës, dhe Bjellorusisë nënshkruan Marrëveshjet e Belavezhës, të cilat deklaronin se: “Ne, Republika e Bjellorusisë Federata Ruse dhe Ukrainase, si shtete themeluese të BRSS-së, që kemi nënshkruar traktatin e bashkimit të vitit 1922, deklarojmë se BRSS-ja pushon së ekzistuari si një realitet që i nënshtrohet ligjeve ndërkombëtare dhe gjeopolitike”. Kaq kishte, nuk kishte më Bashkim Sovjetik.

Kështu që jetët e njerëzve kanë kuptim vetëm brenda rrjetës së historisë që ata i tregojnë njeri tjetrit. Domethënia krijohet kur shumë njerëz thurin së bashku një rrjet të përbashkët historish.

Si ndodh kjo? Ja një shembull, në vitin 1187 Saladini mposhti ushtritë e kryqëzata në betejën e Haitit dhe pushtoi Jerusalemin. Si kundërpërgjigje njerëzit e Papës nisën kryqëzatën e tretë për të rifituar qytetin e shenjtë. Imagjinoni një fisnik të ri anglez me emrin Xhon, i cili niset për të luftuar me Saladinin dhe që besonte se pas rënies së tij në luftën e shenjtë, shpirti i tij do kalonte në parajsë. Gjatë rrugës për në Jerusalem atij ju bashkëngjiten edhe shumë njerëz të besimeve të ndryshme, por që të gjithë besonin në një Zot dhe se shpirti i tyre pas vdekjes do të kalojë në parajsë, pa e kuptuar se parajsa nuk ekziston fare. Po sikur ta kishin dituar ata se parajsa bashkë me ligjet, konfederatat, paraja, kufijtë shtetërorë, janë krijesa njerëzore, a do të vdisnin ata në luftën e shenjtë? Jo, ata besonin në parajsën, në Zot dhe fetë e tyre. Sot në një kishë të zbrazur, famulltari i bajatosur ngazëllehet kur sheh dy turistë kinezë në sallë, ani pse ata nuk kuptojnë as një fjalë gjatë shpjegimeve. Ndërsa në shkallët e kishës jashtë, një grup të rinjsh shikojnë video në YouTube, Facebook, dikush dëgjon Dua Lipën dhe askujt nuk i intereson për luftën në tokën e shenjet apo shpirtin e Xhonit në parajsë. Askush në Anglinë e shekullit Xll nuk dinte për të drejtat e njeriut. Po të ishte gjallë Xhoni sot, Ai do shkonte të kontribuonte në Afganistan për të drejtat e komunitetit vendas, por jo të binte në “altar” për ta fituar parajsën. Ajo ishte rrjeta e jetës së shek Xll. Po ta kthesh kokën pas sot, asnjërit nga ne nuk i duket normale, sepse sot është ndërtuar rrjetë e re mbi një realitet të ri. Rrjetat ndryshojnë varësisht nga kohërat.

Si ka mundësi që vetëm 30 vjet më parë, njerëzit rrezikuan holokaustin nuklear për shkak të besimit të tyre në parajsën komuniste? Ndoshta pas njëqind vjetësh, besimi ynë të demokracia dhe të drejtat e njeriut, te paraja tradicionale, të kufijtë dhe kombet, mund të duken po ashtu të pakuptimta për pasardhësit tanë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights