Edhe Edi Rama ‘Non- Grata’

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama ‘Non Grata’, është standarti më i mirë në historinë e keqe të politikës 34 vjeçare, pasi këtë gjellë, e kanë provuar edhe shumë të tjerë para tij, dhe efektet anësore kanë qenë të dukshme, sidomos 4 vitet e para të përdorimit.

Anash zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku koha nuk pret për procedura dhe asnjë ‘Non Grata’ nuk po e kursen veten të përplaset me Amerikën, receta e testuar e mënusë politike, është gatshme.

Kulinaria diplomatike, ka çmim të lartë në fshatin tonë.Pra, që të mos paguajmë sërish nga taksat tona ustallarë makinacionesh ndërkombëtare të formateve Charles McGonigal apo Aleks Soros, që kanë hyrë në mitologjinë lokale si kamarierë të Non Gratave me ofertë, Pamfleti ofron një libret praktik me pak fletë. Doracak e quajmë këtej edhe udhëzuesin për përdorim të lehtë të fast food-it të sanksioneve.

Që procesi të shpejtohet, Non Gratën për Bablokun, e kemi gati, bio.

Thjeshtë, mund t’i merret Copy Paste Sali Berishës apo çdotjetrit si ai, e t’i kalohet edhe repertorit të veprave të më të rrezikshmit mjeshtër të pavdekshëm të pushtetit, në prag të uzurpimit të mandatit të 4-t sundues, e gjithçka do të shkonte mirë.

Në kohën e keqe ku Ambasada Amerikane në Tiranë ngjan jashtë loje, pasi burime anonime nga konsulentët tanë, llafosin se nuk ka magjinë të kënaqë fatin e ri të dy demave që i tërbon ngjyra e kuqe në Amerikë, edhe vetë Uashingtoni, do të kursente energji, ta ndajë shapin nga sheqeri dhe Edi Rama të mos shitet si transamerikan i epokës së Sorosit, si me thënë, edhe hajdut, edhe i ndershëm.

Një llaf nga Amerika na duhet, ç’është ky i çmendur; ndryshe, kjo nyje gordiane, ky kompleks komplotesh e konspiracionesh, do të bëhej vështirësisht i zgjidhshëm.

Në zgrip të kohës ku kacavirren hajdutët, Non Grata për Edi Ramën, edhe si fotokopje, do ta shpëtonte Shqipërinë nga gremina, duke e bërë menunë politike një doracak më të përdorshëm në zgjedhjet e 11 majit.

Sido të serviret sofra, fashatarët ja ndjejnë aromën edhe Non Gratës së Bablokut./Pamfleti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here