Nga Milaim Nela
Pa Ahmet Zogun nuk do të kishte mbijetuar shteti i brishtë shqiptar, pra nuk do të kishim sot Shqipëri të Pavarur!
Kush nuk e pranon këtë nuk e ka haberin e politikës e nuk ka mësuar asgjë nga historia!
Pa Ibrahim Rugovën, Udhëheqës të Kosovës nuk do të kishim ndërhyrje ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës e për rrjedhojë NUK do kishim Kosovë të Pavarur!
Këta dy BURRA janë shtetarët më të rëndësishëm shqiptarë të 100 viteve të fundit e pse jo të të gjithë historisë së shtetformimit shqiptar e ne të gjithë ju detyrohemi të paktën të shkruajmë drejt e pa hile historinë e tyre e të ju a tregojmë gjeneratave të reja!
Këta erdhën e ikën si uraganë në misionin e tyre SHTETNDËRTUES!
Për koencidencë historike në kohë të ndryshme, të dy patën vetëm 15 vjet respektive politike; njëri në krye të Shqipërisë e tjetri në krye të Kosovës!
Nga 15 vjet histori JETIKE shtetformuese e shtetndërtuese!
Këta dy burrështetas unë i shoh si dy krenat e shqiponjës të cilën ne e kemi simbol kombëtar!
