Çka po iu duket vetja këtyre tre sabotuesve tinejgjerë të LDK’së?

Shkruan: Atdhe Gjoci

Gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës për votimin e presidentes, sjellja e tre tinejgjerëve me stil rrugaçërie ma kujtonte një tregim të profesori tim të nderuar.

Nuk do ta harroj kurrë një rrëfim të tij për fobinë: Një i sëmurë e paska fiksuar në mendjen e tij se është kokërr gruri dhe si të tillë do ta hajë pula. Pas disa seancave psikiatrike, mjekët më në fund e konsiderojnë se ai është shëruar. Pacienti sapo doli jashtë qendrës mjekësore, u kthye prapa dhe u fut brenda. Mjeket kur e panë me habi e pyeten se pse u kthye. Pacienti ju drejtua me pyetjen: Doktor unë u binda se nuk jam më kokërr e grurit dhe s’mund të me hajë pula, por pula a e din se unë më s’jam më kokërr e grurit?

Ky rrëfim më ktheu në konglomeratin e treshës portace që silleshin sikur kishin fobi nga kutia e votimit, po sikur të ishte në kandidaturë Hashimi, Kadria e Hoxhaj etj, a do ta sfidonin fobinë? Si u katandis gjendja në Kosovë kur vije në shprehje një valltar lafallog i zbrazur dhe një bashkëpunëtor i prontomafisë, i ndjekur nga një qyqar siç ishte Hoti, të varej fati i vendit nga këto tri figura jo dinjitoze.

Edhe më rrëqethëse është fakti kur krye fallgjori dhe dikur njeriu që në Vjenë te Austrisë mbante qëndrime kundër UÇK’së, mbrëmë mbajti moral në foltoren e parlamentit. Edhe fallëgjori shkruhet si njëri. Siç edhe demokracia i jep të drejt, si njeriut me dinjitet, si atij pa të, të kenë votë të barabartë.

Fallgjori Hoxhaj në fjalimin e tij në foltoren e parlamentit tentoi me çdo kusht që të ndikojë mbi LDK’në, duke u munduar me fallet e veta t’i etiketojnë si të nënshtruar deputët e kësaj partie, dhe të fus ndonjë përçarje momentale vetëm që të dështoi seanca.

Edhe më e trishtë duket situatë me trinominë opozitare që nuk mori pjesë fare në seancën e mbrëmshme ku po zgjidhej presidenti vendit. Një bashkim në ide, kauza e mbase edhe interesa të pa shpërfaqura, por të lexueshme mes rreshtave ishte ai i AAK’së, PDK’së, dhe Listës Serbe, një turp që edhe po ta kishin ngrenë me kafshatën e fundit, mbrëmë duhet të djersinin nga turpi para premtimeve boshe që ju kishin dhënë votuesve te vet.

E kam thënë edhe më herët në shkrimet e mija se vetëm një trysni e madhe mundet t’i mbaj në seancën e kuvendit për ta bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentes. Sepse këta njerëz, fatin e vendit e vënë pas atij personal.

Por miqtë tanë kësaj radhe si duket i kanë bërë rekomandime LDK’së e jo edhe trysni. Me gjithë atë ajo ishte korrekte, një hap me tej për të besuar se kjo parti tani ka filluar të shkapet nga pronto-mafia. Dhe po orientohet në drejtimin e dikurshem, që ishte ngrit mbi ideale dhe kauza shtetformuese.

Po më habit veprimi i atyre që as në seancë nuk erdhën sepse kishin frikë se deputetet e tyre mund të ishin të pa dëgjuar dhe si të tillë mund edhe të votonin pro ose kundër. Këto tri parti edhe njëherë e dëshmuan për lidhjet e forta që kanë mes veti, i bashkojnë bizneset kauzat e shumë gjana të tjera.

Nuk i bashkon kurrë qëllimi për një Kosove stabile dhe të fort, sepse serbët këtë nuk e duan. Uroj që elektorati militantesk t’i ketë nuhatur bile kësaj here qëllimet e tyre dhe si të tillë t’i shoh sa të bashkuar janë liderët e tyre kur është në pyetje Kosova. Mos është duke ua kthyer argatin AAK e PDK Listës Serbe kur e prisnin me nga 6 orë deri sa ktheheshin nga Beogradi për ta formuar qeverinë Haradfinaj? Edhe komunitetet pakicë jo serbe ishin më të arsyeshme se trinomi pseudo opozitar.

Në qofte se ndonjëherë ka merituar ndonjë kandidat ligjërisht të bëhet president ai ose ajo është Vjosa, dhe kjo është për arsyen e vetme, sepse u mat në zgjedhje si presidente dhe mori mbi 300 mijë vota.

As kjo nuk po e bëka më legjitime se presidentet paraprak që kurrë një gjë të tillë nuk e kanë bërë. AAK dhe PDK për dallim nga Lista Serbe, kur kërkonin votë në elektoratin e tyre nuk thonin se nuk rrimë në sallën e parlamentit, nuk tregonin as që do behën sabotues të proceseve.

Ka ikur koha kur me 6 e 7 % te bëheshin kryeministër të marrësh gjysmën e kabinetit qeveritar vetëm pse pala tjetër nuk i plotëson numrat për të krijuar qeverinë. Ka ikur koha e partive të treta e të katërta jo vetëm të sillen, por edhe të veprojnë si fituese. Në seancën e mbrëmshme ju thirren emrat, por ata nuk ishin aty. Ma kujtuan kohen kur mësuesi i thërriste me emër secilin nxënës dhe nxënësit më të dobët që iknin për dritare mungonin dhe si të tillë merrnin edhe mungesë dhe vërejtje, pastaj pasonin me humbje viti, por këtyre nuk pat kush iu vë mungesë mbrëmë? Të paktën mungesë të arsyeshme. Por vitin do ua humb populli.

Sepse e ka thënë populli: Mallkimi sillet e sillet e bije mbi mallkuesin. Deshën e s’deshën sonte do të marrë fund epilogu dhe nga trysnija e vendeve mike nuk do te shkojmë në zgjedhje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here