Nga Kimete Berisha
Ju ‘mbyti’!
Kosova është vendi më i varfër në Evropë, ama dilemat i ka luksoze:
‘Të shkojmë në zgjedhje apo ta votojmë Vjosa Osmanin Presidente’!
Kryeministri po lufton me ‘armët’ që i ka në duar, nuk po i huazon ato ‘armë’ nga askush, as nuk po lyp ndihmë nga opozita.
Ai nuk mund të sillet si humbës, kur nuk është.
Dhe vazhdimisht po fiton.
Po fiton sepse po i zë kundërshtarët në befasi.
Si sot me Ligjin për Zgjedhje.
Të gjithë duhet t’i gëzohen këtij Ligji.
Kjo është ajo ‘gracka’, që duke u mbrojtur nga Kryeministri Kurti, opozita po krijon ‘armiq’, me shumicë.
Opozita e ka harruar veten, e obsesionuar me urrejtje ndaj pozitës.
Për të mirën e shqiptarëve të disaporës është ky Ligj.
Nuk ka diasporë të Vetëvendosjes.
Por diasporë të Kosovës.
Kjo është grackë!
Dhe i pari ra në të Bedri Hamza.
Keq për opozitën nëse e voton Vjosa Osmanin për Presidente, e edhe më keq për ta nëse shkojmë në zgjedhje.
Kush nuk e voton Ligjin për Zgjedhje e irriton diasporën që na mban me bukë.
I irriton edhe votuesit e vet.
Me Kryeministrin Albin Kurti, tash për tash nuk keni alternativë.
P.S. Ec e mos shko në zgjedhje, gjithë ky mot i mirë që po i merr fituesit!