Zv/Presidenti i SHBA: Po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketave Tomahawk në Ukrainë

Uashingtoni po shqyrton kërkesën e Kievit për të blerë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në luftën e Ukrainës kundër Rusisë. Kështu deklaroi së fundmi zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë i tha Fox News Sunday se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta miratojë marrëveshjen. “Ne sigurisht që po shqyrtojmë disa kërkesa nga evropianët”, tha Vance.

Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km dhe do të ishin një shtesë e fuqishme në arsenalin e Ukrainës, ndërsa ajo lufton kundër një breshërie të vazhdueshme sulmesh ruse me raketa dhe pa dronë.

Një dërgesë e tillë armësh pothuajse me siguri do të shihej nga Rusia si një përshkallëzim i luftës së saj në Ukrainë.

Trump më parë i ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë veprimi, por presidenti amerikan ka shprehur zhgënjim me refuzimin e Presidentit rus Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vance tha gjithashtu se pushtimi rus i Ukrainës është bllokuar, me pak përfitime territoriale kohët e fundit. “Ne kemi qenë duke ndjekur në mënyrë aktive paqen që nga fillimi i administratës sonë, por rusët duhet të zgjohen dhe të pranojnë realitetin. Shumë njerëz po vdesin. Ata nuk kanë shumë për të treguar për këtë”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME