Një vajzë e re shqiptare, Merina, është raportuar e zhdukur në Strasbourg të Francës, që nga data 14 mars.
Pavarësisht kërkimeve të policisë, ende nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Sipas familjes, Merina ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit, duke u përballur me bullizmin nga moshatarët e saj.Ata dyshojnë se kjo mund të ketë ndikuar në zhdukjen e saj dhe kanë apeluar për ndihmë nga çdokush që mund të ketë informacione rreth saj.