Zhduket mistershëm statuja e Melania Trump në Sevnica: Kush po e heq zonjën e parë nga këmbët?

Statuja prej bronzi e Melania Trump, e vendosur në qytetin e saj të lindjes në Sevnica të Sllovenisë, është zhdukur në rrethana të paqarta. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes.

Policia sllovene konfirmoi se u njoftua për zhdukjen e statujës të martën, ndërsa zëdhënësja Alenka Drenik Rangus tha se po punohet për të identifikuar përgjegjësit.

Sipas saj, statuja ishte prerë në zonën e kyçeve të këmbëve dhe ishte hequr plotësisht nga vendi ku ishte vendosur.

Skulptura prej bronzi ishte përuruar në vitin 2020 dhe ishte vendosur në Sevnica, qytet i njohur ndërkombëtarisht si vendlindja e Zonjës së Parë të dikurshme të SHBA-së.

Ajo kishte zëvendësuar një statujë më të hershme prej druri, e cila ishte djegur nga persona të panjohur vetëm një vit pasi ishte zbuluar.

Statuja origjinale, e skalitur nga trungu i një peme bliri, e paraqiste Melania Trump me një fustan blu të ngjashëm me atë që kishte veshur gjatë inaugurimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump, në vitin 2017.

Ajo ishte vendosur në korrik të vitit 2019, por u dogj në korrik të 2020-ës, çka shtyu autoritetet lokale të komisiononin një version të ri prej bronzi.

Për momentin nuk dihen motivet e zhdukjes së statujës së re, ndërsa qyteti i Sevnicas mbetet nën vëmendjen e mediave për shkak të lidhjes së tij me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here