Aulona Kurti është 13 vjeçarja nga Vushtrria që është zhdukur që nga dita e hënë dhe familjarët e saj nuk kanë ende asnjë informacion për të.
Nëna e saj, Selvie Kurti ka thënë për lajmi.net që tash e katër ditë ata e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës por nuk është gjetur ende.
“Prej të hënës nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk po dina asgjë për fatin e saj. Dojna me lujt me mend edhe unë edhe burri. I kam gjashtë vajza krejt, të gjitha rrin vetëm me motrat e veta mes-vete edhe me mua”, ka thënë Selvija.
E njëjta është pyetur nëse vajza e saj ka kartelën bankare të saj me vete dhe ka kryer pagesa siç u raportua, por ajo mohoi këtë gjë.
“Jo s’ka kartelë vajza. Na jetojna me social, ajo nuk e di ku është qysh po jeton”.
Zonja Selvie deklaroi se nuk kanë asnjë ide se me kë apo ku mund të jetë vajza e tyre.
Ajo shprehu shqetësim të madh dhe luti të gjithë të ndihmojnë në gjetjen e vajzës.
Tashmë të dhënat dhe fotografia e Aulonës janë publikuar në rrjete sociale duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Familja e Aulonës po bën apel që të gjithë ata që mund të hasin në të ta lajmërojnë familjen përmes dy numrave të telefonit: 045883382 dhe 045612416.