Zemaj: Letra e Kurtit për takim, sa për të vazhduar mashtrimin e tij

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj pak para seancës konstitutive të Kuvendit ka folur për refuzimin e ftesës së Kurtit nga partia e tij.

Ai thotë se letra e Kurtit është sa për të vazhduar mashtrimin e takimeve të tilla.

“Përgjigjen e gjeni në letrën e Kurtit. Letër e cila është sa për të vazhduar mashtrimin e takimeve të tilla. Sepse takime të tilla për zgjidhjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk bëhen në këtë formë. Por, janë vetëm sa për të treguar në mendjen e tyre fuqinë politike, por jo zgjidhjen brenda Kuvendit ashtu sic e kërkon Kushtetuta.

Tutje, ai iu përgjigj edhe Pecit i cili deklaroi më parë se LDK është kthyer në një shoqëri aksionare.
I mjeri ai i cili e ka lëshu LDK’në edhe akoma e ka atë dëshirën dhe vullnetin apo dashurinë për LDK’në, por ky është realitet tjetër. LDK i ka organet, strukturat e saj – e për përgjigjet tjera shihemi në seancë që kërkohen 61 vota”, deklaroi Zemaj i LDK’së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here