Zbulohen gjurmët e përplasjeve në planetin Mars

Zbulohen në thellësitë e planetit Mars gjurmë të impakteve të forta të ndodhura rreth 4.5 miliardë vite më parë. Vrojtimi i tyre është realizuar falë sondës InSight e të analizuar në studimin e drejtuar nga Imperial College I Londrës, studim I publikuar në revistën ndërkombëtare Science.

Eskpertët shpjegojnë se gjatë periudhës së krijimit, planetët e sistemit diellor patën një fazë mjaft problematike të shoqëruar me përplasje të dhunshme me asteroid e kometa, që ndikuan në plazmimin e sipërfaqes së planetëve, duke gjeneruar oqeanet dhe magmën që u ngurtësua gradualisht.

Zbulimi është i rëndësishëm, pasi është tregues që ende arrijmë të gjejmë gjurmë të lëna 4.5 miliardë vite më parë, çka tregon sa i ngadaltë është procesi i ripërtëritjes së thellësive të planetit Mars.

Zbulimi është realizuar falë të dhënave të regjistruara nga valët sizmike të cilat janë vëzhguar dhe studiuar imtësisht.

I njëjti fenomen nuk ndodh me Tokën, pasi ndryshe nga Marsi, këtu ka ende aktiv veprimtarinë e brendshme me lëvizjet e mantelit që riciklojnë vazhdimisht koren e planetit, duke eliminuar gjurmët e së kaluarës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME