Vuçiqi shkruan në tabelë se kërkohet nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

“Nga Serbia pritet që de facto ose de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të heqë dorë nga çfarëdo lidhjeje politike dhe ekonomike me Republikën Serbe; pastaj vendosja e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe qëndrim kundër Kinës dhe vendosja e një regjimi kukull në Serbi si ai i viti 2012”. Kështu është shprehur Aleksandar Vuçiqi në fjalimin e tij para publikut, por edhe e ka shkruar në dërrasën e zezë.

Në formë të shkruar dhe verbale, ai përsëri ka përcjellë mesazhin se “në çfarë mënyre rrezikohet Serbia”, duke vënë në dukje edhe një herë “rolin tradhtar” të mediave, organizatave joqeveritare, por edhe grupeve tjera, duke përmendur ato fetare dhe tifozët, transmeton Paparaci.

Ai u ndal veçanërisht në pritshmërinë e tretë të madhe – ndërrimin e regjimit, duke paraqitur tri mënyra se si po tentohet të bëhet kjo: Përmes dehumanizimit të personalizuar (të presidentit), demonizimit dhe kriminalizimit të Serbisë (konkretisht rreth akuzave për zgjedhje të vjedhura dhe situata e keqe në media), presioni rreth Banjskës dhe shpikja e aferave. Por: “Ka rënë miza te ariu”, tenton të bëhet ironik Vuçiqi.

“Situata në lidhje me dinarin nuk është përmirësuar në asnjë mënyrë në Kosovë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve të Kosovës dhe për të bindur autoritetet e Kosovës që të ndryshojnë vendimet e tyre”, ka pretenduar Vuçiqi.

Nuk ka indikacione se këto vendime do të ndryshojnë, pretendon ai, prandaj në përputhje me rrethanat:

“Në periudhën e ardhshme do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të menaxhojmë apo të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin e parave – nga pagesa e pagave e deri te pensionet për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb, pa specifikuar ndonjë gjë në lidhje me “alternativat”.

Më pas ai u ngrit në këmbë për të treguar pse u bë kjo, duke shkruar gjetjet në tabelën e tij elektronike kineze.

Thuhet dhe shkruhet se nga Serbia priten tri gjëra, duke pasur parasysh se është në rrugën evropiane: E para është njohja de facto ose de jure e Kosovës.

“Në atë pjesë, ju gjithmonë keni në nëntekst, heqjen dorë nga çdo mbështetje politike dhe ekonomike për Republikën Serbe.

Nën dy – vendosja e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe një qëndrim antikinez, dhe nën tre: “Serbia si një vend i lirë dhe i pavarur nuk është diçka që është popullore dhe moderne në Evropën e sotme, kështu që është e rëndësishme të vendoset një regjim kukull në Serbi siç ka qenë deri në vitin 2012”, ka pretenduar Aleksandar Vuçiq./Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here