Vuçiq nuk arrin në Moskë – rruga ajrore drejt Rusisë e pasigurt për shkak të luftimeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte nisur drejt Moskës për një vizitë të paralajmëruar, ku pritej të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithatë, avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në Azerbajxhan, për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe rrezikut nga përdorimi i mjeteve ushtarake në hapësirën ajrore.

Sipas të përditshmes “Informer”, rruga ajrore drejt Moskës është mbyllur për shkak të luftimeve, duke e bërë fluturimin të rrezikshëm.
Burime bëjnë të ditur se avioni i presidentit serb nuk mundi të vazhdojë drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë, duke përfshirë përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e kapjes së avionit në zonën e konfliktit.

Duke marrë parasysh tensionet e larta dhe operacionet ushtarake në Evropën Lindore, fluturimi drejt Moskës u shpall i pasigurt dhe delegacioni presidencial ndaloi në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here