Vuçiq: Me Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër, përveç dialogut dhe respektimit të marrëveshjes së Brukselit

Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia po përballet me ditë të vështira, por se paqja është interesi kryesor i serbëve, duke theksuar se për çështjen e Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut, me respektimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe formimin e Asociacionit.

“Në deklaratën që po bëjmë, kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarët nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes tek ai, respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, përmbushja e detyrimeve, formimi i Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq në seancën e përbashkët të qeverive të Serbisë dhe RS-së në kuadër të Kuvendit Gjithëserb.

Ai paralajmëroi se Serbinë e presin ditë të vështira, jo për shkak të pozitës së serbëve, por për shkak të asaj që po ndodh në botë.

“Nëse shikoni Evropën dhe Amerikën – ata nuk mund të lejojnë që Rusia të fitojë dhe nga ana tjetër, është e qartë se rusët nuk mund të thonë se do të humbasin, sepse do të humbasin vendin e tyre. Kjo çon në një katastrofë botërore”, shpjegoi presidenti serb.

Prandaj, thekson ai, interesi më i rëndësishëm serb është ruajtja e paqes.

“Ne, serbët, ndoshta jemi kampionë të botës në luftëra, gjithmonë nën sulm. Është koha për të ruajtur paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme për popullin tonë. Nëse nuk do të kishim qenë pjesë e të gjitha atyre luftërave, sot do të kishte më shumë ne sesa holandezët”, ka thënë Vuçiq.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here