Vrau të atin në Durrës, flasin fqinjët: Fundi i botës të vrasësh babanë, ata janë kafshë, Pëllumbi njeri i mirë dhe i qetë

Për ngjarjen e rëndë në Durrës që ka tronditur Shqipërinë, kanë folur edhe komshinjtë e familjes Meta, ku dyshohet se vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ka vrarë të atin 50-vjeçar Pëllumb Meta, me armë zjarri.

Sipas fqinjëve që e njihnin viktimën, shprehen të shokuar për ngjarjen makabre brenda familjes. Ata shprehen se e njihnin si njeri shumë pozitiv dhe të qetë dhe pa probleme në familje. Fqinjë shprehen se nuk kanë dëgjuar krisma.

“Ka qenë një njeri shumë i mirë, shumë i urtë. Ka qenë roje nate. Kemi kaluar shumë mirë, nuk ka qenë agresiv. Njeri i qetë në punë të vetë. Ishte shumë shokuese, t’i rrit një fëmijë dhe vjen të vret. Është fundi i njerëzimit. Nuk e imagjinoj dot, si i ka zënë gjumi. Ti vret babën, nuk e di, për mua nuk janë njerëz, janë kafshë. Për mua është fundi i botës. Ka qenë shumë njeri u mirë. Do i shkojmë për ngushëllim, po s’dimë ku do shkojmë. Ku të shkosh? Tek kush familje do i shkosh? Kemi ndërruar vetëm fjalë të mira dhe jo të këqija. Mund të pyesësh gjithë tregun dhe nuk di që të ketë bërë llafe me njëri. Ka qenë i qetë. Një njeri që punonte dhe ditën e natën. Ditën lante ndonjë makinë”, u shpreh një fqinjë.

“Ka qenë shumë i dashur dhe i respektueshëm. Nuk kemi dëgjuar të shtëna me armë dhe nuk kemi parë asnjë njeri. E mora vesh që ishte zhdukur pas tre ditësh”. Ishte një njeri shumë i mirë. Vajzë më të urtë se ajo nëna nuk mund të bënte. Ka dy çuna, dy goca. Një gocë e ka të martuar, dy çunat të pa martuar, ndërsa vajza më duket në prag fejese me shkuesi, në Ishëm. Mendoj që janë të përfshirë dhe familjarët e tjerë. Vëllai i viktimës është i habitur. Kam pirë kafe përditë me të, ndërsa në shtëpi nuk kishim hyrje-dalje sepse zonja e tij ishte fanatike nuk i kishte qejf njerëzit në familje”, shprehet një fqinjë tjetër.

Ndërkohë që 19-vjeçarja e cila është një studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, dyshohet se nuk ka vepruar e vetme, por u ndihmua nga familjarët e tjerë, nëna dhe dy vëllezërit e saj të cilët ndodhen në polici.

Sipas informacioneve të policisë deri më tani Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj./tch

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights