Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte gjatë orëve të mbrëmjes. Pas të shtëna me armë zjarri një grua mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas vrasjeve e plagosjeve së fundmi në Kosovë. Brenda pak ditëve, një polic u plagos në Suharekë, ndërsa sonte u vra një grua poashtu, nga grabitës të armatosur.
Olluri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një aparat i tërë shtetëror është dorëzuar përballë plaçkitësve.
“Një polic i plagosur ne Suhareke. Një grua e vrare ne Prishtine. Nga grabites te armatosur. Brenda pak diteve. Nje aparat i tere shteteror i dorezuar perballe plaçkitesve”, ka shkruar Olluri.